Haki Rugova: Vjosa Osmani nuk është më në LDK, e ka zgjedhur Albin Kurtin!

Haki Rugova: Vjosa Osmani nuk është më në LDK, e ka zgjedhur Albin Kurtin!

Vjosa Osmani e LDK-së e cila tashmë gëzon edhe postin e kryetares së Kuvendit nga zgjedhjet e kaluara, duket se raportet më të afërta tani më i kanë mbetur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet vet Osmnani, kur u deklarua se për raportet e saj me Kurtin e dijnë edhe zogjtë e malit.

Një gjë e tillë nuk po i pëlqen aspak antarëve të LDK-së, madje ata nuk e konsiderojnë Osmanin më as si pjesë të LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, tha për GazetaBlic se Vjosa Osmani nuk do të detyrohet që “me zor” të rrijë në LDK, madje sipas tij, ajo nuk i takon kësaj partie më.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajatojë ata, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diqka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, tha Rugova.

Mosmarrëveshjet e Osmanit mes saj dhe partisë së saj, kanë filluar qysh pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kur ajo votoi kundër rrëzimit të kësaj qeverie.

Përplasje të ashpra me Osmanin kishte pasur edhe bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu, ku e kishte quajtur Osmanin si “Përkthyese të Thaçit”.

“Përkthyesja e Thaçit, e cila asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje në komunën e saj dhe as në degën e saj, po ia konteston legjitimitetin qytetar një fituesi të 15 palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme”, kishte thënë Veliu.

Edhe Vjosa Osmani thotë se po tentohet ndarja e Kosovës: Po thonë se nuk po e ndajmë nga Ura e Ibrit, por do ta ndajmë diku tjetër më lartë!A pajtoheni me deklaratën e kryetares së Kuvendit?!

Gepostet von GazetaBlic am Mittwoch, 20. Mai 2020