



Zhgënjim dhe ala rm kane shkaktuar ne Greqi statistikat e publikuara nga OKB për vitin 2020, kur sipas studimit vendi ka regjistruar nje zvogëlim te popullsisë me 50.401 persona ose e thëne ndryshe 6 greke me pak ne cdo një ore.

Sipas te dhënave, Greqia regjistron një rënie të popullsisë për të 10-in vit radhazi kur prej vitit 2010, popullsia është reduktuar me 464,583 persona, ndërsa trendi në rënie ka filluar nga viti 2005.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




Rritja më e madhe e popullsisë me mbi 122.500 persona është regjistruar nga 1975-1980. 5 vjeçar shumë produktiv ishte edhe periudha 1990-1995 ku ka pasur një rritje të popullsisë prej 1.1%, ose e thëne ndryshe me mbi 103.000 njerëz në vit.
Elementi i dyte me shqetësues i këtyre statistikave është padyshim rritja e moshës mesatare të popullsisë së Greqisë gjate vitit te kaluar ne 45.6 vjeç qe është një rekord negativ i të gjitha kohërave pasi brenda një viti, siç thuhet ne mënyre karakteristike, Greqia u plak me dy vjet(ne 2019 ishte 43,8).
“Rritja e jetëgjatësisë në kombinim me uljen e lindjeve e sjellin popullsinë e Greqisë në prag të pensionist”-theksojnë analistet. Sipas statistikave Greqia po plaket prej vitit 1955 kur mosha mesatare e rreth 8 mln banoreve atëherë ishte vetëm 26,9 vjeç.//EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe




Gjithashtu përshtypje te madhe krijon tashme edhe fakti se 85% e grekeve jetojnë ne qytet duke braktisur fshatrat, ndërsa 25 vjet me pare kjo shifër ishte vetëm 54%.