Goli më i shpejtë në histori, Iu deshën vetëm 7 sekonda që Gjermania të realizon gol ndaj Francës. realizon – Video

gjerman

FRANCE – Franca dhe Gjermania kanë startuar një miqësore luksi mes tyre, në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Edhe pse në letër janë “gjelat” ato që futen si favorit, panzerat befasojnë ende pa filluar mire ndeshja.

Gjermanët nisin topin e parë dhe menjëherë në aksion, vetëm për 7 sekonda shënojnë një supergol me anë të Florian Wirtz.

Sipas statistikave zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, ky është goli më i shpejtë i realizuar në historinë e Gjermanisë!

Menjëherë pas vërshpëllimës së arbitrit për të startuar ndeshjen, skuadra gjermane që nisi topin kaloi në sulm në gjysmëfushën e Francës, padyshim duke I befasuar vendasit me atë goditje që përfundoi në rrjetë.

I rikthyeri Toni Kroos, në moshën 34 -vjeçare, asiston për 20-vjeçarin Florian Wirtz, lojtarë i Leverkusenit, i cili shfrytëzoi shpejtësinë e tijë duke goditur nga distanca në këndin e portës për ta ndalur topin në rrjetë.