Godet Barcelona, prioritet i tyre largimin e dy yjeve të mëdha

Godet Barcelona, prioritet i tyre largimin e dy yjeve të mëdha

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Barcelona ka bërë listën e prioriteteve të largimit në këtë verë dhe shumë yje janë pjesë e saj.

Klubi katalunas gjatë ditëve të fundit ka shkarkuar trajnerin Quique Setien dhe në vend të tij ka emëruar holandezin Ronald Koeman.

Ideja e drejtuesve të klubit nga Camp Nou është ripërtërijnë skuadrën apo edhe të bëjnë një revolucion të madh.

Shumë emra të njohur apo senatorë të ekipit rrezikojnë largimin këtë verë dhe tashmë janë përmendur shumë emra.

Lionel Messi, Gerard Pique, Luis Suarez, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic, të gjithë janë lidhur me një largim.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle Marca, drejtuesit e Barcelonës i kanë vënë prioritet vetes largimin e Suarezit dhe Rakiticit.

Ofertat për Alba dhe Pique do të dëgjohen, por jo detyrimisht, pasi Barcelona nuk i konsideron largimet e tyre si përparësi.

Në anën tjetër, Messi vazhdon të mbetet i dëshiruari i ekipit dhe drejtuesve, të cilët nuk duan assesi të privohen nga largimi i tij.