Gashi: Synimi i Alternativës është realizimi i “qytetit të virtytshëm”

Gashi: Synimi i Alternativës është realizimi i “qytetit të virtytshëm”

“Njeriu i Alternativës dëshiron dhe synon ta realizojë konceptin e “qytetit të virtytshëm”.

.
Gjithë angazhimi ynë politik është që të krijojmë një shoqëri me njerëz të drejtë, të krijojmë një shoqëri me njerëz të moralshëm dhe të edukuar, të krijojmë një shoqëri ku do të kemi arsim cilësor, mirëqenie ekonomike dhe sistem shëndetësor cilësor”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, në ligjëratën e mbajtur në Akademinë Politike me temë: “Pse një subjekt politik? (ideologjia dhe qëllimet afatgjate)”.