Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë të gatshëm të lëshojnë pe për datën e zgjedhjeve, me qëllim që të arrihet konsensusi i nevojshëm mes partive politike, pohoi për TV21 kreu i Alternativës Afrim Gashi.
“Nuk është problem. Aleanca dhe Alternativa, si koalicion, nuk ka qëndruar shumë fuqishëm duke mos lëvizur aspak nga 26 korriku.

Plus minus nuk është problem, por duhet të ulemi dhe të merremi vesh për t’i përafruar qëndrimet. Mendoj se më të largëta janë qëndrimet mes VMRO-së e LSDM-së. Nëse përafrohen qëndrimet e tyre, do të na gjejnë neve aty në mes”, tha Afrim Gashi, kryetar “Alternativa”.