FOTO/ Nejmar ngatërron emrin e Bajernit, shikoni përgjigjen epike të rivalëve bavarezë

FOTO/ Nejmar ngatërron emrin e Bajernit, shikoni përgjigjen epike të rivalëve bavarezë

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

FOTO/ Nejmar ngatërron emrin e Bajernit, shikoni përgjigjen epike të rivalëve bavarezë.Pikëllimi i humbjes së trofeut prestigjioz të Ligës së Kampioneve duket se e ka shpërqëndruar yllin e PSG-së Nejmar.Futbollisti brazilian u shpreh publikisht në rrjetet sociale duke uruar rivalin Bajern Mynih për suksesin e arritur.

Por, 28-vjeçar ka neglizhuar një shkronjë të emrit të fituesve të “tripletës” së sezonit 2019-2020. Nejmar i drejtohet gabimisht Bajer (Levekusenit) në “Twitter”, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga “aspirinat”. Ata reaguan në faqen zyrtare të klubit në “Twitter”duke iu përgjigjur me një “emoji” (fytyrën e habitur), ndërsa i kanë kthyer dhe një përgjigje ironike brazilianit.

“Të humbasësh është pjesë e sportit. Ne bëmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampioneve, luftuam deri në fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngrohtësinë. Komplimente Bajerit!”, shkruan Nejmar.

“Nuk jam i sigurtë se përse na uron sikur jam në pushime dhe po luaj ‘Play-Station’…por faleminderit!”