Flick para finales së Ligës së Kampionëve: PSG është një nga skuadrat më të mira në botë

Flick para finales së Ligës së Kampionëve: PSG është një nga skuadrat më të mira në botë

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Hansi Flick është i entuziazmuar për ndeshjen finale të së dielës mbrëma ndaj Paris Saint-Germain, të cilin e sheh si një nga skuadrat më të mira në botë.

Trajneri gjerman është duke u përgatitur për paraqitjen e tij të parë në një finale evropiane dhe shpreson të çojë Bayernin drejt një triplete, pas Jupp Heynckes, i cili e bëri të njëjtën gjë në vitin 2013.

“Ne jemi përballë Parisit dhe jemi të ngazëllyer që takohemi me një nga ekipet më të mira në botë”, ka thënë fillimisht Flick përpara ndeshjes.

“Ata kanë një trajner të shkëlqyeshëm dhe një filozofi fantastike. Unë e vlerësoj Thomas Tuchel si person dhe si trajner”.

“Stili ynë i lojës përcaktohet duke lëvizur linjat sulmuese. Gjëja e rëndësishme është që ne të përqendrojmë presionin tonë te topi”.

“Ne u kthyem prapa dhe analizuam lojërat tona kundër Barcelonës dhe Lyonit dhe është e rëndësishme që ne mbyllëm hapësirat e pasimeve”.

“Parisi ka shumë lojtarë kryesorë dhe do të jetë një lojë interesante, por ne duam ta çojmë përpara filozofinë tonë”.

“Kingsley Coman dhe Philippe Coutinho kanë treguar se mund të na ndihmojnë kur të vijnë”.

“Ka pasur shumë ndeshje dhe do të duhet të marrim parasysh gjendjen fizike të secilit lojtar”, përfundoi trajneri i Bayernit.