Fermeri beson se posteri i aktores atraktive, ia largon ‘syrin e keq’ prej të mbjellave (Video)

Fermeri beson se posteri i aktores atraktive, ia largon ‘syrin e keq’ prej të mbjellave (Video)

Chenchu Reddy ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të mbrojtur të mbjellat nga fqinjët xhelozë dhe hajnat e lakrave.

Në fushën që ndodhet në Andhra Pradesh të Indisë, ai vendosi posterin e një aktoreje, me bindjen se ia largon ‘syrin e keq’ prej të mbjellave, transmeton Telegrafi.

“Gjatë këti viti, kam mbjellë tokën me hapësirë prej afro pesë hektarësh. Por, kisha dëmtime të shumta, prej njerëzve dashakeqës dhe syrit të keq”, ka shpjeguar Reddy.

Prej se e ka vendosur posterin, ai pretendon se ka shpëtuar prej dëmtimeve, ndërsa askush nuk po ia hedhë sytë pronës së tij.

Ndryshe, në poster është Sunny Leone, një aktore me prejardhje indiane, që e filloi karrierën në filmat pornografik në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tani gëzon famë të madhe si aktore në Bollywood.