Ferizaji afër shërimit, 93 qytetarë e mposhtin koronavirusin

Ferizaji afër shërimit, 93 qytetarë e mposhtin koronavirusin

Komuna më e prekur me koronavirus është drejtë shërimit.

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka bërë të ditur se sot janë shëruar 6 ferizajas me koronavirus, duke e dërguar numrin e të shëruarve 93.

Ndërsa, 98 persona kanë qenë të infektuar me Covid-19, pra edhe 5 qytetarë të tjerë pritet të shërohen në ditët në vijim.

“Edhe 6 ferizajas të shëruar që rrit në 93 numrin e të shëruarve nga COVID-19 e zero raste të reja”, ka thënë Aliu./IndeksOnline/