Fajsojnë mjekët se foshnja njëmuajshe është djegur në inkubator

Fajsojnë mjekët se foshnja njëmuajshe është djegur në inkubator

Familja Shala nga Mazgiti i Obiliqit po pretendon se foshnja e tyre njëmuajshe, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk është trajtuar ashtu siç duhet nga mjekët.

Ashtu siç u raportua kjo familje kërkon përgjegjësi nga stafi i Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë për pakujdesinë e mjekëve ndaj foshnjës së lindur më 13 prill, e cila do të ketë pasoja edhe gjatë rritjes, pasi sipas pretendimeve të nënës, gjatë qëndrimit 20 ditor në inkubator, foshnja ka pësuar dje.gie në këmbë dhe kokë.

Ky rast është paraqitur edhe në stacionin policor nga familja Shala, të cilët kanë kërkuar që rasti të paraqitet me shkrim, ndërkohë që familja janë duke pritur prej këtyre organeve të ndërmarrin masa.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila gjithashtu thotë se me rastin po merren institucionet kompetente.

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se nga pala ankuese e kemi pranuar informatën dhe jemi duke e trajtuar në koordinim me institucionet kompetente”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë së Kosovës.

Kjo foshnje e cila kishte qëndruar për 20 ditë në inkubator, ka shfaqur dyshimet e nëna e saj se gjatë qëndrimit aty, koka dhe këmba e foshnjës ka pësuar dje.gie.

“Të dielën ia pash një shenjë që e ka në kukë (kërdhokull) edhe një shenjë në këmbë edhe kokë.

Është si e sosur (dje.gur), po duket si me qenë e vra.rë, unë tash po dyshoj që foshnja ime është lënduar edhe në lindje edhe aty sa ka qëndruar në aparate është pakujdesi e motrave”, kishte theksuar Shala për KP’në.

Madje dyshimet për këtë ka thënë se iu shtuan edhe pas disa kontrolleve që vajzës së saj iu bën në pediatri dhe tek dermatologu.

“E çova te mjeku i lëkurës, më tha si të sosura (dje.gura) po duken, por pa ia pa prej fillimit nuk kam se çfarë të them.

E çuam në pediatri, mjekja e pediatrisë tha po të sosur (dje.gur) e ka, por kurrfarë dokumente nuk na i dha.

Edhe këmbën edhe kokën, tha të sosura (dje.gura) i ka”, ka deklaruar ajo.

Edhe pse nga të dyja klinikat per të cilat kjo familje është ankuar kanë thënë se gjendja e foshnjës është e rëndë për shkak të komplikimeve gjatë lindjes, familja Shala nga Obiliqi kërkon që ky rast të zbardhet sa më parë.