Eriksen hyn në histori pas humbjes në finalen e Ligës së Evropës

Eriksen hyn në histori pas humbjes në finalen e Ligës së Evropës

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Christian Eriksen është bërë lojtari i parë që humb finalen e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në hapësirën e dy sezoneve radhazi.

Ylli danez nuk e ka gjetur akoma veten në Itali dhe ai e nisi ndeshjen nga banka për Interin në finalen e mbrëmshme.

Ai erdhi si zëvendësues në pjesës e dytë, por nuk arriti të ndikojë në lojë pasi Sevilla doli fituese me rezultat 3-2.

Kjo do të thotë që reprezentuesi danez ka pësuar ‘sulm në zemër’ në Evropë, me dy finale të humbura me klube të ndryshme në dy gara të ndryshme.

28-vjeçari përfaqësoi Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve të vitit 2019, ku ata humbën nga Liverpooli në finale.

Eriksen u bashkua me Interin në afatin e janarit pasi kaloi tetë vjet në Londrën e Veriut dhe humbi finalen e Ligës së Evropës me klubin italian.

Sidoqoftë, ai shënoi vetëm një gol në 17 ndeshje të Serie A dhe ka qenë në stol për pjesën më të madhe të ndeshjeve të Interit.

Raportet u shfaqën muajin e kaluar duke pretenduar se ish-ylli i Ajaxit tashmë mund të shkoj drejt largimit.

Sipas mediumeve MediaSet dhe Daily Mail, ofertat deri në 55 milionë euro do të pranohen për lojtarin nga Nerazzurrët.