Connect with us

“Erdha në Angli kollaj fare, me gomone…”, shqiptari ekspozohet në Tik Tok, bie në grackën e shtypit anglez

Latest

“Erdha në Angli kollaj fare, me gomone…”, shqiptari ekspozohet në Tik Tok, bie në grackën e shtypit anglez

Një emigrant ilegal, i cili muajin e kaluar kaloi në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël, ka marrë vëmendjen e tablodit të madh britanik Daily Mail. I riu është ekspozuar vetë në mediat sociale dhe ka treguar sesi i ka shpëtuar autoriteteve britanike të emigracionit nga kampi ku e mbanin dhe me pas tregon sesa e lehtë është të mbërrish në ishull.

Elvis Zoto, 19 vjeç, u mburr në rrjetet sociale për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje postoi një foto të formularit të regjistrimit të tij në Home Office që tregon se shqiptari mbërriti në Dover më 29 qershor. Daily Mail njihet për qëndrimin e tij të fortë editorial kundër emigracionit dhe nuk lë rast pa shkruar ne favor të shtrëngimit të masave ndaj të huajve që vijnë në ishull ilegalisht.

Kësaj radhe, si në shume raste të mëparshme, DailyMail shkruan për rastin e një shqiptari 19-vjeçar të quajtur, Elvis Zoto, i mbërritur me gomone muajin e kaluar në Angli përmes kanalit te La Manshit apo English Channel, i cili ka rënë në grackën e gazetarëve të saj investigative, ku shqiptari vetë mburret sesa lehtesisht i ka ikur autoriteteve të emigracionit, të cilët nga një kamp refugjatësh e kishin sistemuar në një hotel.

Ka qenë vetë emigranti shqiptar që në mediat sociale është vetë ekspozuar se ka hyrë ilegalisht në Angli, madje ka postuar edhe një formular regjistrimi të Home Office që tregon se ai ka mbërritur në Dover në 29 qershor. Në një video në Tik Tok-un e tij, Zoto, shfaqet i ulur në një kafene në një rrugë të frekuentuar të Londres, me emojies që tregojnë buzëqeshjen dhe në imazhe të tjera poston tufa me kartëmonedha paundësh.

Emigranti shqiptar është kontaktuar nga një gazetar i Mail On Sunday që është hequr si emigrante në France, ku Zoto ka pretenduar se udhëtimi për në Britani ka qenë i lehtë, por i ka këshilluar “të nxitojnë me udhëtimin sepse ligji do ndryshojë shumë shpejt”.

I pyetur për rreziqet e udhëtimi nëpër La Mansh me gomone apo varka, ai ka thënë ”mos kini frikë. Unë mbrita me gomone, një udhëtim që nuk kërkon shumë para. Në kamp të mbajnë dy ditë dhe pastaj të lirojnë e të çojnë në hotel. Thuajuni autoriteteve që je i martuar dhe mbaron historia. Unë u largova nga dritarja. Zhdukuni për ndonjë muaj dhe mos u njeni e pas një muaji gjeni një avokat emigracioni,”- citohet Elvis Zoto nga tabloidi britanik Daily Mail.

Gjatë viteve të fundit është e disata herë që emigrantë shqiptarë në mediat sociale vetë ekspozohen dhe tregojnë historitë e tyre të ardhjes, qëndrimit dhe jetës ne Angli, shpesh me foto a video me shuma të mëdha kartëmonedhash, të cilët kanë rënë preh e gazetarisë investigative britanike.

Më shumë se 15,000 njerëz – përfshirë kriminelë që më parë ishin dëbuar nga Britania e Madhe – kanë kaluar Kanalin këtë vit.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.