Ekzekutimi/ Hetimet e para, ja konfliktet që kishte djali i Aleksandër Ndokës

Ekzekutimi/ Hetimet e para, ja konfliktet që kishte djali i Aleksandër Ndokës

Teksa vetë Aleksandër Ndoka, i ekzekutuar si në filma triller, nuk kishte precedentë penalë, konfliktet në familjen e tij i ka pasur djali, Samuel Ndoka.

Ky i fundit të gjithë e mbajmë mend që u përfshi në një sherr e konflikt të ashpër që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit në qarkun e Lezhës.

Samuel Ndoka 19 vjeç (djali i Aleksandër Ndokës që u vra sot) akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku.

Samuel Ndoka dhe Danjan Ndoka u arrestuan në datë 28 tetor, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë.

Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017.