E rëndë, shqiptarët habitin edhe Italianët/ E lidhën me kabllo elektrike në fyt, katër shqiptarë rrëmbejnë dhe tort/urojnë bashkëatdhetarin e tyre (EMRAT)

it

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar ka kaluar 16 orë makthi, pasi u rrëmbye dhe tort/urua nga katër bashkëatdhetarë të tij në Bolonja të Italisë Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth një vit më parë më 18 gusht, ku 4 autorët e rrëmbyen të riun nënë kërcënimin e armës dhe e tort/uruan me një kabllo elektrike të lidhur në qafë dhe kyçe.

Gjithashtu ata e kanë dhu/nuar me grushta dhe shkopinj.

Sipas mediave italiane e gjithë ngjarja ka ndodhur, për t’i zhvatur atij informacione për një person tjetër, mik i 33-vjeçarit, i cili kishte një borxh me katër shqiptarët. Këto të fundit janë arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzat e rrëmbimit, armëmbajtjes pa leje, plagosjes së rëndë, grabitjes dhe tort/ura.

Të arrestuarit janë Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç.

Hetimet janë përqendruar veçanërisht në targat e automjeteve të përdorura nga rrëmbyesit për të gjurmuar rrugën e ndjekur. Dëshmia e një personi të pestë, i cili për momentin nuk është nën hetim, është vendimtar.

33-vjeçari i dhu/nuar u gjet në anë të rrugë nga një person, por jo rastësisht.

Sipas policisë, ky person duket se mund të jetë person ‘mik’ i viktimës, por ndoshta edhe i lidhur me rrëmbyesit.