E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën çiftit shqiptar brenda dy ditësh

E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën çiftit shqiptar brenda dy ditësh

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Koronavirusi i ka marrë jetën një çifti shqiptar nga Rahoveci i Kosovës.

Dy ditë pasi gruaja 57 vjeçare ndërroi jetë, ditën e sotme është ndarë nga jeta edhe bashkëshorti i saj 70 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili tha se varrimi i 70 vjeçarit do të bëhet në orën 19:30.

“Po është e vërtetë. Varrimi është sot në 19:30. Pensioner është i lindur në vitin 1950, pra 70-vjeçar. Ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pardje dhe ka qenë e vitit 1963, që të dy kanë qenë të konfirmuar me Covid por sigurisht kanë pasur edhe sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore”, deklaroi Latifi.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se dy javë më parë çifti kishte qenë prezent në një dasmë ku edhe dyshohet se janë infektuar me koronavirus.