Dyvjeçarja për 5 minuta thotë kryeqytetet e 196 shteteve

Dyvjeçarja për 5 minuta thotë kryeqytetet e 196 shteteve

Një vajzë dyvjeçare është konsideruar si një gjeni, pasi në më pak se 5 minuta thotë kryeqytetet e 196 vendeve të botës.

Teksa moshataret e saj janë duke mësuar për të ecur dhe folur, Rakshitha Kumar nga Edinburgu, njeh kryeqytetet e disa shteteve më të errëta dhe më pak të dëgjuara në botë.

Ajo mund t’ju thotë se kryeqyteti i Kazakistanit në Azinë Qendrore është Astana dhe kryeqyteti i Uzbekistanit fqinj është Tashkent.

Duke kaluar në Afrikë, ajo e di menjëherë se kryeqyteti i vogël Lesoto është Maseru dhe se kryeqyteti i Mauritanisë në Sahara është Nouakchott.

Shiko Videon: