Dybala trashëgimtari i Messit te Barcelona?

Dybala trashëgimtari i Messit te Barcelona?

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Barcelona e sheh yllin e Juventusit, Paulo Dybala, si zëvendësimin ideal nëse Lionel Messi kërkon të largohet nga Camp Nou.

Situata është e tensionuar në të dy klubet rreth reprezentuesve të Argjentinës dhe ato mund të përfundojnë duke u kryqëzuar.

Dybala ende nuk ka pajtuar për një kontratë të re, pasi thuhet se kërkon 15 milionë euro pagë neto në sezon, praktikisht dyfishin e pagës së tij aktuale.

‘La Joya’ është vetëm lojtari i katërt më i paguar në Juventus pas Cristiano Ronaldo, Matthijs de Ligt dhe Gonzalo Higuain, dhe kjo e ka irrituar atë.

Sa i përket Messit, ai është gjithnjë e më i irrituar nga situata në Barcelona, ​​pasi gazetat spanjolle pretendojnë se ai është i tërbuar që detajet e bisedës së tij me trajnerin e ri Ronald Koeman u zbuluan menjëherë.

Kontrata e tij zgjat vetëm deri në qershor 2021 dhe ‘La Pulga’ nuk ka qenë kurrë më shumë gati se tani që të largohet nga Camp Nou.

Sipas gazetës Tuttosport, nëse Messi bën një kërkesë transferimi, atëherë 26-vjeçari Dybala do të ishte zëvendësimi ideal i tij te Barcelona.

Sa i përket Messit, Interi dhe Manchester City janë kandidatët natyralë për transferimin e tij, por Juve nuk do ta heqë shansin të krijojë sulmin e ëndrrave me Messin dhe Cristiano Ronaldo.