Dua Lipa s’i ndahet të dashurit, shëtisin rrugëve të Londrës plotë stil

Dua Lipa s’i ndahet të dashurit, shëtisin rrugëve të Londrës plotë stil

Ata kanë qenë duke izoluar së bashku në një Air BnB në Londër, pasi u kthyen në shtëpi nga turneu i saj në Australi për ta gjetur banesën e saj të përmbytur.

Dhe Dua Lipa dhe Anwar Hadid u shfaqën më të dashuruar se kurrë ndërsa shijuan një shëtitje romantike nëpër Londër.

Këngëtarja, 24 shfaqi flokët e saj të ngjyrosura në shtëpi me ngjyrë të qershisë ndërsa ajo dhe Anwar, 20 vjeç, shfrytëzuan sa më shumë kohën e diell.

Dua tregoi sensin e saj të çuditshëm të stilit në një bluzë shumëngjyrëshe të cilën ajo e bashkoi me tuta të zezë sportive, çorape të bardha dhe atlete Nike.

Anwar kombinojë veshjen e tij me Dua, pasi modelja veshi edhe një bluzë me ngjyra nga e njëjta markë.

Çifti nuk mundi t’i mbante duart larg njëri-tjetrit gjatë shëtitjes, me Anwar të mbështjellë krahun mbi shpatullën e Dua.

Kujtojmë që përkundër Britanisë së Madhe që ishte nën mbyllje për disa javë, ylli po kalon kohën më të madhe me të dashurin e saj.

Por, në fund të javës së kaluar, Dua dhe Anwar morën pjesë në një ‘barbecue’ familjare për të festuar ditëlindjen e 19-të të motrës së saj, Rina./Indeksonline/