Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së del me deklaratën bombë: Tani është koha e duhur për t’u përgatitur për pandeminë tjetër

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së del me deklaratën bombë: Tani është koha e duhur për t’u përgatitur për pandeminë tjetër

Pandemia e Covid-19 përfundimisht do të kalojë, por nuk do të jetë e mundur të kthehemi në situatën e mëparshme. Ne nuk mund të vazhdojmë ‘të financojmë’ panikun, por duhet të përgatitemi për situatat e tjera të mundshme”, – tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Ted ros Adh anom Ghebr eyesus.

“Ndërsa ne jemi duke punuar për t’iu përgjigjur kësaj pandemie ne gjithashtu duhet punojmë më shumë për t’u përgatitur për tjetrën. Tani ne kemi mundësinë për të hedhur themelet për sistemet elastike të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se “Historia do të gjykojë të gjithëve jo vetëm se si kemi dalë nga kjo pandemi, por edhe për mësimet që kemi nxjerrë dhe veprimet që kemi ndërmarrë pasi të ketë kaluar Covid” shtoi ai.