Djali i Hashim Thaçit: Do të pres me padurim edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi

Djali i Hashim Thaçit: Do të pres me padurim edhe pse shpejt do të kthehesh në shtëpi

Endrit Thaçi status emocional për babain e tij Hashim Thaçi

Pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi njoftoi se Gjykata Speciale e ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, djali i tij Endriti ka bërë një postim emocional në rrjete sociale.

Ai ka thënë se babai i tij i ka fituar betejat për liri dhe për republikë, derisa ka shtuar se tash do ta udhëheqë betejën për drejtësi.

Endriti ka thënë se do ta marrë shumë malli për babain e tij për të cilin është shprehur i bindur se do të kthehet shpejt në shtëpi.

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi në llogarinë e tij në Instagram