“Dita e parë e shkollës” me Pirlon, trajneri në hall për organikën “e tepruar”

“Dita e parë e shkollës” me Pirlon, trajneri në hall për organikën “e tepruar”

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

“Dita e parë e shkollës” me Pirlon, trajneri në hall për organikën “e tepruar”Ditë grumbullimi e djeshmja edhe për Juventusin. Fytyra të reja dhe të vjetra, teksa i pari që kapërceu kangjellat e “Kontinasa”-s ishte trajneri Andrea Pirlo. 42-vjeçari dukej i karikuar për aventurën e re dhe pasi zbarkoi me kostum, ndryshoi veshje për t’u përshtatur më mirë me atë që do të jetë roli i ri në klubin e fundit italian të karrierës së tij. Tekniku i sapoemëruar nuk hezitoi të bënte fotografi edhe me tifozët që e prisnin para qendrës stërvitore.

Duke snobuar normat “anti-COVID”, Pirlo u afrua me mbështetësit që brohorisnin emrin e tij, teksa pati edhe shtrëngime duarsh. Pas trajnerit ishte radha e Igor Tudorit. Asistenti më i ri dukej i karikuar gjithashtu për aventurën e re pas largimit nga stoli i Hajdukut të Spliti. Edhe për të është një rikthim në Itali, teksa për herë të fundit ishte parë në stolin e bardhezinjve të Udinezes. Në qendrën stërvitore janë parë edhe Khedira me “Porche”-n e tij, teksa Higuain ka zgjedhur një “Bentley” për ditën e parë. Ylli i ditës pa diskutim që ishte Ronaldo, i cili ishte edhe ndër më të brohoriturit mes bardhezinjve.

DITA E PARË – Axhenda juventine për ditën e parë të grumbullimit parashikonte analiza gjaku dhe tamponë të cilët u zhvilluan në brendësi të strukturës së “J Medical”. Kulusevki dhe Ramsej ishin të parët që iu drejtuan laboratorëve për analiza, teksa pas tyre ishte radha e Romeros dhe Perinit, dy lojtarët që në sezonin e fundit ishin të huazuar te Xhenoa ku kontribuuan për mbijetesën e ekipit. Sa u përket lojtarëve të tjerë, analizat ishin parashikuar për ata që kanë qëndruar në Itali, teksa ata që vinin nga pushimet kanë kryer ritualin e tamponëve një ditë më parë, duke qenë gati edhe për stërvitjen e parë në drejtimin e Andrea Pirlos. Sigurisht, që në këto ditë të para trajneri do të ketë probleme numerike pasi shumë lojtarë janë kthyer nga huazimet. Disa do të largohen përfundimisht e të tjerë do të huazohen, por “Zonja e Vjetër” po shijon ndërkohë stërvitjet nën drejtimin e trajnerit të ri.

PROGRAMI I PIRLOS – Ajo e djeshmja ishte vetëm një rinjohje e ambientit për Andrea Pirlon. Ditën e sotme do të zhvillohet edhe konferenca e prezantimit të 42- vjeçarit që mori vendin e Mauricio Sarrit në stolin bardhezi. Pas 9 titujsh radhazi, misioni për trajnerin pritet të jetë i vështirë, por ai duket gati për këtë aventurë të re në pankinën juventine.