Dhjetë muaj nga vdekja e Albert Krasniqit

Dhjetë muaj nga vdekja e Albert Krasniqit

Kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj që nga vrasja e ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.

Vdekja e tij tronditi të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër dhe kishin një miqësi me të.

Së fundmi ka qenë një nga miqtë më të afërt të Albertit, Skivi, ai i cili e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Skivi (Foto: Instagram)

Derisa pozon nga varri i të ndjerit, Visar Shala (emri i vërtetë) thotë se i mungon çdo ditë.

“Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur.

 

Kujtojmë që Krasniqi vdiq më 27 janar të këtij viti në një vrasje të ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhej në deklaratën e policisë.

Ai për publikun ka qenë i njohur edhe si bashkëshorti i modeles, Besa Gashi. /Telegrafi/