Dhjetë fjali që mund t’jua ndryshojnë jetën

Dhjetë fjali që mund t’jua ndryshojnë jetën

Fuqia e thënies është e stërmadhe.

Një thënie e keqe mund të rrënojë ditën apo disponimin e dikujt.

Por për fat mirë, kemi edhe thënie që na motivojnë, duke na dhënë forcë për të vazhduar.

Këto më poshtë janë thëniet më të fuqishme të cilat mund t’jua ndryshojnë jetën, në qoftë se lejoni:

1. Njerëzit nuk janë kundër jush – po thjesht janë për vetveten!

2. Ngjituni maleve jo që t’ju shohë bota – po thjesht që të shihni ju botën!

3. Më shumë mësojmë nga mosarritjet sesa nga arritjet. Së këndejmi, mos lejoni që ato t’ju ndërprejnë. Mosarritjet e ndërtojnë karakterin tuaj!

4. Rreziku më i rrezikshëm është t’ju shkojë jeta pa bërë atë që dëshironi, në llogari të asaj që të fitoni lirinë e dëshiruar.

5. Jini aty ku, që ju shohin, gëzohen – jo aty ku ju tolerojnë!

6. Personi me të cilin kaloni më shumë kohë jeni vetë ju, prandaj jini interesantë së pari për veten tuaj!

7. Nëse pranoni kufijtë tuaj, më lehtë do të shkoni matanë tyre!

8. Njerëzit shpesh thonë që motivimi nuk zgjat shumë. Nuk zgjat as larja. Për atë rekomandohet të bëhet përditë.

9. Çdo njeri që takoni frikësohet nga diç, dëshiron diç dhe ka humbur diç.

10. Rehatia është armiku i arritjeve!