Dentistit i zhduket një pajisje pune – e gjen në barkun e pacientit

Dentistit i zhduket një pajisje pune – e gjen në barkun e pacientit

Një person në Illinois është dëmshpërblyer me 675,000 dollarë pasi një mjet pune i cili “i ishte zhdukur” dentistes së tij iu gjet atij në stomak disa ditë pas intervenimit që kishte pasur në dhëmbë.

Janus Pawlowicz tha se kishte shkuar dy vjet më parë tek dentistja e tij e zakonshme, Dr. Beata Kozar-Warchalowska në Des Plaines, Illinois, për një intervenim, the dentistja i kishte thënë pas operimit se një prej mjeteve të saja të punës i ishte zhdukur.

“Dentistja, në ditën e intervenimit, ishte e vetëdijshme se e kishte lëshuar diku një mjet pune, por s’e dinte ku kishte mbetur. Shikoi nëpër dhomë, por s’e gjeti”, thotë Rob Kohen, avokati i Pawlowicz për WLS-TV.

“Më tha se do t’me telefononte kur do ta gjente”, thotë Pawlowicz, transmeton Koha.net.

Mirëpo, telefonata asnjëherë nuk ndodhi, dhe disa ditë më pas, ai u hospitalizua me dhimbje të mëdha në stomak.

Mjekët zbuluan se mjeti që i ishte zhdukur dentistes kishte rënë përmes fytit të Pawlowiczit e kishte përfunduar në stomakun e tij.

Mjeti, një gjilpërë me gjemba, iu hoq përmes një operimi emergjent.

Pawlowicz e çoi dentisten Kozar-Warchalowska në gjykatë, e cila e dëmshpërbleu atë me 675,000 dollarë./InfoKosova/