Demokratët amerikanë duan që Serbia ta njohë Kosovën, shpresat i kemi te Trumpi

Demokratët amerikanë duan që Serbia ta njohë Kosovën, shpresat i kemi te Trumpi

Presidenti i Serbist ë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se anëtarët e Partisë Demokratike Amerikane, të cilët kanë kritikuar qëndrimin e tij ndaj Kosovës, janë shumë të fuqishëm dhe se nuk është rastësi që Beogradi pret më shumë nga administrata e presidentit Republikan të SHBA, Donald Trump.

Vuçiq ka pretenduar se “su.lmi ndaj tij dhe ndaj Serbisë” nga ana e kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engel, dhe ish Sekretares së Shtetit të SHBA Madeleine Albright, “tregon se ata do të dëshironin që Serbia të njohë një Kosovë të pavarur dhe që ajo të mos ketë kërkesa të ligjshme”.

“Lobisti më i shquar shqiptar nga Brooklyn, Eliot Engel, është një njeri shumë i fuqishëm, ndërsa për fuqinë e Madeleine Albright nuk dua të flas më shumë.

Ajo ka ndikim të madh në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në nomenklaturën demokratike.

Nuk është rastësi që presim shumë më tepër nga administrata e Trumpit”, ka thënë Vuçiq.

Mediet raportuan se Engel dhe Albright shprehën keqardhje në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve që Shtetet e Bashkuara më nuk e mbështesin Kosovën si më parë dhe se Engel tha që Vuçiq po bën gjithçka që mundet për të minuar demokracinë në Kosovë.

Ata më akuzojnë se jam duke e shkatërruar Kosovën si një shtet të pavarur me një grusht hekuri.

Unë nuk kam përdorur asnjë grusht.

Unë vetëm jam munduar gjithmonë të kemi një fluks të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Por jam duke luftuar për Serbinë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”,ka thënë Vuçiq./Insajderi.org/