Dafina Zeqiri e mbështet publikisht Albin Kurtin në reagimin e tij

Dafina Zeqiri e mbështet publikisht Albin Kurtin në reagimin e tij

Në orët e para të së dielës u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të ndryshme e nuk ka munguar as ai i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Regimin që ua sjellim në vazhdim e ka mbështetur edhe këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri.

Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë.

Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës.

Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.

Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet.

Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.

Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.

I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar.

Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca.

Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, ishte shprehur Kurti.