Butrint Imeri dhuron 100 iftare për familjet në nevojë

Butrint Imeri dhuron 100 iftare për familjet në nevojë

Një gjest shembull që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët ka bërë edhe këngëtari i njohur, Butrint Imeri në bashkëpunim me “Extrem Pizza”.

Butriniti së bashku me kompaninë e “Extrem Pizza” kanë vendosur që t’i dhurojnë 100 iftare për familjet në nevojë.

Këto 100 iftare do të dhurohen brenda qytetit të Prishtinës.

“Bashkë me shokët e mijë të “Extrem Pizza” po i dhurojmë 100 iftare për familjet në nevojë brenda Prishtinës.

Le t’i ndajmë të mirat së bashku”, ka shkruar ndër tjera Butrinti në postimin e tij./Indeksonline/