Bukuritë magjike që dhurojnë Bjeshkët e Rugovës

Bukuritë magjike që dhurojnë Bjeshkët e Rugovës

Bjeshkët e Rugovës janë destinacion i mrekullueshëm në çdo stinë.

Një ndër vendet më turistike kosovare janë Bjeshkët e Rugovës, si një nga vendet më të bukura në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër karshi natyrës magjepse që është treguar vërtet bujare me këtë vend, e sidomos në këtë kohë pandemie, ku njerëzit në vend të plazheve, këtë vit mund të organizojnë shëtitje të tilla natyrore që nuk do të harrohen kurrë dhe do të mbeten gjatë në kujtesen tuaj.

Rugova është një rajon malor që ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë.

Është rajoni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna dhe është e njohur edhe si Alpet Shqiptare. Më 2013 ajo u shpall si Park Kombëtar.

Bjeshkët e Rugovës konsiderohen si një nga atraksionet më të mira turistike malore në Kosovë.

Bukuritë e këtij vendi janë të jashtëzakonshme, me shumë atraksione natyrore, të cilat karakterizohen me pamje të magjepse natyrore.

Pranvera është ajo që i ka dhënë hijeshinë bjeshkëve, me ngjyra gjallëruese, me gjelbërimin marramendës, me ekspedita të gjata zbuluese të vendeve më të bukura, me shijimin e ushqimeve natyrale dhe mikpritjes së mirë, e të gjitha këtu bashkë i ofrojnë Bjeshkët e Rugovës./Albinfo/

Shiko Fotot: