Connect with us

Bllokohen tre makina të vjedhura në Portin e Durrësit, arrestohen personat që i sollën nga Zvicra dhe Anglia

Latest

Bllokohen tre makina të vjedhura në Portin e Durrësit, arrestohen personat që i sollën nga Zvicra dhe Anglia

Një person është arrestuar nga Policia në Portin e Durrësit dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi mjetet me të cilat ata udhëtonin dhe po hynin në Shqipëri, rezultojnë të vjedhura në shtete europiane.

Është prangosur një 53 vjeçar me banim në Zvicër, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian. Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori një person nga Durrësi dhe një nga Anglia.

Automjetet përkatëse të këtyre dy personave rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në vijim të veprimeve, u bllokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar”, njofton Policia e Durrësit.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.