Bayerni e kaloi me trofe Barcelonën, barazoi Liverpoolin

Bayerni e kaloi me trofe Barcelonën, barazoi Liverpoolin

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Bayerni është fitues i UEFA Champions League për sezonin 2019/20.

Është mbyllur sezoni i stërzgjatur për shkak të COVID-19 edhe në Champions League. Bayern Munich është kampion për sezonin 2019/20 pasi e mundi në finale Paris Siant Germainin me rezultatin minimal, 1-0.

figure>

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi në pjesën e dytë Kingsley Coman, në minutën e 59’.

Bayerni e fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në histori, duke lënë prapa Barcelonën që ka triumfuar 5 herë në UEFA Champions League.
figure>

Bayerni e barazoi Liverpoolin e Jurgen Klopp, kampionin e vitit të kaluar me nga gjashtë trofe.

Para tyre qëndrojnë Milani me 7 dhe Real Madridi me 13. /Gazeta Express/