BARDHEBLU, sot Shqipëria jeni ju!

BARDHEBLU, sot Shqipëria jeni ju!

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

BARDHEBLU, sot Shqipëria jeni ju.“Batha rrëmben një top në mesfushë, ia pason shpejt Kobinës në të djathtë. Afrikani vrapon si i çmendur deri në fundore, driblon një rival, i afrohet zonës dhe pason vrullshëm për Muçin, që me një prekje elegante e çon topin në rrjetë…”. Kjo është ëndrra me të cilën janë zgjuar sot shumë tifozë të Tiranës që presin një takim me historinë…

Dhe ndoshta nuk është vetëm një ëndërr e tyre, por e qindra mijëra shqiptarëve në mbarë botën. Duhet të jemi korrektë dhe të pranojmë se kjo nuk është ndeshja më e rëndësishme që luan Tirana në Europë dhe Crvena Zvezda nuk është as kundërshtari më i madh që bardheblutë kanë hasur në historinë e tyre. Për ata që e kanë harruar, dikur, kjo skuadër është përballur me Ajaksin dhe me Bajernin e Mynihut…

Por ama kjo është një ndeshje që merr përmasa speciale, e luajtur edhe në kushte krejtësisht të çuditshme: pa tifozë. Sepse, për fatin e keq, skuadrat shqiptare i kanë me pikatore ndeshjet në Champions dhe t’i luash ato pa tifozë në fushën tënde, nuk është vetëm varfëri, është trishtim. Mandej kur mendon se ky është një vendim i imponuar nga një

E megjithatë, është një ndeshje unike. Sepse, nuk do të ketë një shans të dytë për asnjërën. Të kalosh në turin tjetër, pasi ke fituar një derbi ballkanik me një ekip serb, futesh në histori. Kush nuk e beson, le të pyesë Sokol Kushtën me shokë… Prandaj, edhe Vangjeli, Lika, Muçi, Batha etj. kanë shansin të hyjnë në histori. Duelet me ekipet serbe, sidomos pas asaj që ndodhi me Kombëtaren më 23 tetor të vitit 2014, kanë marrë një dimension tjetër. Jo, nuk është çështje hakmarrjeje.

Hakmarrja është për të dobëtit, ndërsa atë vit Shqipëria shkoi në Europian dhe e la në shtëpi Serbinë. Është çështje krenarie. Dhe sot Tirana, ndoshta për të vetmen herë, ka shansin t’i bëjë të gjithë shqiptarët krenarë. Sot, bardheblutë janë Shqipëria