Barcelona vendos për të ardhmen e Piques

Barcelona vendos për të ardhmen e Piques

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Klubi spanjoll, Barcelona do të bëjë revolucion si te futbollistët ashtu edhe te stafi, pas një sezoni të dështuar.

Revolucioni ka filluar me shkarkimin e Setien dhe Abidal dhe emërimin e Ronald Koeman si trajner i Barcelonës.

Holandezi ishte pjesë e Barcelonës sa ishte lojtar aktiv duke impresionuar të gjithë me paraqitjet, e të njëjtën gjë bordi i klubit po pret ta bëjë edhe si trajner.

Shumica e futbollistëve të Barcelonës janë vënë në shitje, me përjashtim të disa prej tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

“AS” raporton se Barcelona nuk e ka ndërmend ta vendos në shitje edhe Piquen.

Qendërmbrojtësi spanjoll i bashkohet listës së ngushtë të futbollistëve katalunas që do të jenë “imun” ndaj këtyre ndryshimeve.