Barça fillon negociatat me Lyon për sulmuesin e tyre

Barça fillon negociatat me Lyon për sulmuesin e tyre

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Edhe pse arritën të shkonin deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, Lyon nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Një situatë që mund të shkaktojë një eksod largimesh të talenteve si Houssem Aouar, Moussa Dembele dhe Memphis Depay. Hollandezi, i cili sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë në gju, po ndiqet nga Barcelona .

Ashtu si Donny Van de Beek apo Georginio Ëijnaldum, Ronald Koeman dëshiron të marrë në ekip disa lojtarë që i ka stërvitur së fundmi te kombëtarja e hollandës.

Mirëpo bërë të tyrin 26 vjeçarin, drejtuesit e klubit katalanas do të hasin vështirësi, pasi presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas nuk do ta lëshojë kollaj, raporton “Sport”

Alaus i kishte kërkuar 55 milionë euro, Tottenham-it vitin e kaluar por Barça tani dëshiron ta ulë atë çmimin.

Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e klubit katalanas janë të gatshëm të paguajnë për kartonin e Depay, 40 milionë euro.

Futbollisti ka edhe një vit kontratë me Lyon dhe Barça e sheh si çmimin ideal, 40 milionë euro.