Avdullah Hoti paralajmëron fondin për rimëkëmbje ekonomike

Avdullah Hoti paralajmëron fondin për rimëkëmbje ekonomike

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që pas gjendjes së krijuar në ekonomi nga Covid-19, të veprohet sa më shpejtë, në mënyrë që të normalizohet.

“Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte.

Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kanë filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare.

Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe…

Gepostet von Avdullah Hoti am Dienstag, 26. Mai 2020