Arsenali synon transferimin e Thuram

Arsenali synon transferimin e Thuram

Arsenali synon transferimin e Thuram

Arsenali synon transferimin e Marcus Thuram, raporton TodoFichajes.

Thuram po shkëlqen te Borussia Monchengladbach dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij.

Topçinjtë janë të gatshëm të hidhen në sulm dhe për shërbimet e tij pritet të ofrojnë 50 milionë euro, aq sa kërkon Borussia.

Njëri nga dyshja Aubameyang-Lacazette pritet të largohet nga Emirates në fund të sezonit dhe Thuram do të ishte pasuesi ideal.

23-vjeçari mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, por edhe edhe si qendërsulmues.

Thuram ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar tre gola.