Arsenali rivalizon Liverpoolin për Thiago Alcantaran

Arsenali rivalizon Liverpoolin për Thiago Alcantaran

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Arsenali thuhet se ka bërë tashmë një lëvizje për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago Alcantara .

Klubi gjerman dëshiron ta shesë lojtarin këtë verë pasi i ka mbetur me vetëm një vit kontratë dhe nuk ka dëshirë të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Liverpooli ka treguar interes të madh, por nuk ka dëshirë të paguajë çmimin e kërkuar nga Bayerni prej rreth 30 milionë eurosh pasi ai është 29 vjeç dhe do të jetë i lirë të diskutojë një kontratë me një klub të ri nga janari.

Mesfushori ka qenë jashtë veprimit për pjesën më të madhe të sezonit pas mbylljes, pasi ai kishte një dëmtim të ijëve, por tani është kthyer dhe po dhuron magji me topin.

Forma e tij e mirë dhe emri i tij ka bërë që spanjolli të pëlqehet shumë edhe nga një klub tjetër anglez që po e rivalizon Liverpoolin.

Sipas mediumit Daily Mail, Arsenali tashmë ka bërë një lëvizje në tentim të transferimit të Alcantaras.

Por, edhe londinezët duan shifrat të jenë më të ulëta për transferim dhe lojtarët si Lucas Torreira dhe Mohamed Elneny të largohen për të liruar vend.