Ariana Fejzullahu elegante dhe moderne në imazhet e fundit (Foto)

Ariana Fejzullahu elegante dhe moderne në imazhet e fundit (Foto)

Ariana Fejzullahu u bë e njohur për publikun në momentin që filloi lidhjen me Ermal Fejzullahun.

Pas një lidhje disavjeçare, këngëtari dhe bukuroshja shqiptare u kurorëzuan nga e cila martesë kanë edhe tre fëmijë.

Ajo tërheq vëmendjen e mediave rozë shqiptare edhe me përzgjedhjen e veshjeve që bënë kohë pas kohe.

Në fakt, drenicakja gjithmonë duket sa moderne aq edhe elegante në imazhet e sjella së fundi në rrjetet sociale.

Ariana ka të veshur një fustan të zi të ngushtë që i shkonte shumë për shtati dhe dukej mjaft bukur.

Ditë më parë Fejzullahu ka sjell edhe disa imazhe të tjera teksa duket shumë joshëse dhe seksi.

Ndryshe, bukuroshja ka mbi 132 mijë ndjekës në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/