Amerikanët kapin sp.iunin: Për 10 vjet i jepte informacione Rusisë

Amerikanët kapin sp.iunin: Për 10 vjet i jepte informacione Rusisë

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Një ish-kapiten i forcave speciale amerikane është arrestuar për spiunazh. BBC shkruan se Peter Debbins dyshohet se ka kaluar informacione të klasifikuara Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake ruse për më shumë se 10 vjet.

Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë thuhej se Debbins kishte vizituar disa herë Rusinë që prej viti 2000 dhe kishte kontakt me agjentë rusë.

Gjithashtu ai njihej me emrin e koduar Ikar Lesnikov. Debbins, 45 vjeç, rrezikon burgimin e përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Për ish-kapitenin e forcave speciale mund të thuhet se ishe “djalë Rusie”. E ëma e tij ka lindur në Bashkimin Sovjetik asokohe dhe ndoshta kjo është arsyeja sipas autoriteteve amerikane që ai kishte zhvilluar interes për Rusinë.

Ai është martuar me vajzën e një oficeri ushtrie të Rusisë në vitin 1990.