AlternAtivA dëshiron që zgjedhjet të mbahen në korrik

AlternAtivA dëshiron që zgjedhjet të mbahen në korrik

Partitë politike tashmë kanë filluar të diskutojnë për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa sot në takimin e liderëve mes partive politike pritet të caktohet edhe data e zgjedhjeve të parakohshme.
Informacionet jozyrtare brenda partisë së Afrim Gashit, AlternAtivA, thonë se kjo parti insiston që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në muajin korrik. Ky qëndrim i AlternAtivA-s vjen pasiqë sipas të gjitha analizave dhe konsultave edhe me ekspertë dhe profesionistë shëndetësorë në muajin korrik mund të ketë ulje drastike të pandemisë nga temperaturat e larta dhe, në anën tjetër, do të hapen kufijtë, me çka do të mundësohej edhe votimi i mërgatës në vend.