“Air Albania” përfiton nga pandemia e Covid-19, vendos çmime stratosferike në kurriz të shqiptarëve

“Air Albania” përfiton nga pandemia e Covid-19, vendos çmime stratosferike në kurriz të shqiptarëve

Prej gati 1 muaji Shqipëria ka hapur riatdhesimet për shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë si pasojë e izolimit nga Covid-19.

Riatdhesimet u hapën vetëm me një linjë ajrore, ajo e “Air Albania” së Rilindjes, e cila nuk përfitoi pak nga situata, me rritjen e çmimeve.

Ndër të tjera shqiptarët që ktheheshin do të rrinin të izlouar në hotele, për 14 ditë, ku shpenzimet do të paguheshin nga vetë ata. Edhe në situatën e akomodimit pati abuzime të shumta me çmimet.

Mirëpo, sipas qeverisë nga dje riatdhesimet do të bëhen duke i izoluar shqiptarët në banesat e tyre.

Pikërisht në këtë kohë kompania ajrorë “Air Albania” ka filluar të rrisë çmimet aq sa do ajo, duke mos pyetur fare për situatën apo edhe për lekët e shqiptarëve.

Kompania është duke shfrytëzuar kohën kur është e vetmja në “treg” dhe fluturimet bëhen vetëm nëpërmjet saj.

Në të njëjtën kohë, duke shfrytëzuar edhe procesin e riatdhesimit, gjen komode të ngrejë çmimet. Kjo dashje pa dashje po kthehet në një monopol, i cili është dukshëm në kurriz të shqiptarëve.

Gjithashtu pas 18 Majit është njoftuar që kufijtë do të hapen. Lidhur me këtë, një rast ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar është shokuar teksa ka parë që një biletë avioni nga Tirana në Luton (Angli) është 319 euro, ndërsa nga Anglia në Shqipëri është 81o mijë lekë.

Kjo është hapur një ‘rrjepje’ e popullit edhe në situata të vështira.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ. Po e bejne monopol fluturimesh, se riatdhesimet kane mbaruar. Perfitojne qe nuk ka te tjere. Air Albania e Rilindjes.