Sonte, në emisionin “10 minuta” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Në pyetjen e gazetarit se nëse nuk ka pajtim për zgjedhje, a do të bojkotoni zgjedhjet l?, lideri i AlternAtivA-s, Afrim Gashi tha: “Jemi marr vesh për vendim konsensual ashtu siç vendosëm dhe për 12 prillin para pandemisë”, shtoi Gashi. Ai tha se qëndrime të skajshme për datën e zgjedhjeve kanë LSDM dhe VMRO.

Sipas tij koalicioni AlterAtivA – ASH do të jetë faktori vendimtar për gjetjen e kompromisit, duke theksuar se 26 korriku do të mund të ishte data më optimale për zgjedhje.