Abazi: Vetëm frikacakët nuk shkojnë në zgjedhje

Abazi: Vetëm frikacakët nuk shkojnë në zgjedhje

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti është më e përkrahura.

Abazi ka shtuar se vetëm ata që janë frikacak nuk guxojnë shkojnë në zgjedhje.

“Statistikat tregojnë të vërtetën(pikë).

Qeveria Kurti është më e përkrahura, Kurti është kryeministri më i besuar.

Qytetarët duan ndryshimin e 6 tetorit, jo terrin e regjimit të 20 viteve.

Qytetarët e duan të ardhmen e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. % nuk e dinë.

Nëse nuk ju besojnë statistikave, shkojmë në zgjedhje e shohim se si janë statistikat.

Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.