A u helmua lideri i opozitës ruse? Spitali gjerman konfirmon dhe zbulon të vërtetën

A u helmua lideri i opozitës ruse? Spitali gjerman konfirmon dhe zbulon të vërtetën

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Spitali i Berlinit në Gjermani, që po trajton liderin opozitar rus Aleksei Navalny, ka konfirmuar se ky i fundit është helmuar.

Spitali Charite, nëpërmjet një deklarate tha se “provat klinike sugjerojnë një problem në organizëm, përmes një substance, që i përket grupit të frenuesve të kolinterazës”, raporton Reuters.

Deklarata e spitalit më tej thotë se gjendja e Navalnyt ishte serioze, por jo kritike për jetën. Navalny u sëmur në Rusi pak ditë më parë.

Aleksei Navalny është një kritik i ashpër i mënyrës sesi Vladimir Putin drejton Kremlinin.

Përkrahësit e liderit opozitar rus dyshojnë se helmi ishte vendosur në një filxhan çaji që ai piu në aeroportin në Tomsk. Fillimisht Navalny u trajtua nga ana e mjekëve në Rusi, ndërsa u transferua në Gjermani.

Mjekët rusë kishin insistuar më parë se nuk ishte gjetur helm në trupin e tij dhe sugjeruan një çrregullim metabolik të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak. Por të kundërtën thotë shëndetësia gjermane.