“A do ta blije Mesin për të fituar Ligën e Kampioneve?!”, ja si përgjigjet trajneri i PSG-së pas humbjes së finales

“A do ta blije Mesin për të fituar Ligën e Kampioneve?!”, ja si përgjigjet trajneri i PSG-së pas humbjes së finales

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

“A do ta blije Mesin për të fituar Ligën e Kampioneve?!”, ja si përgjigjet trajneri i PSG-së pas humbjes së finales.Trajneri i PSG-së Tomas Tuhel refuzon të tentojë të blejë Lionel Mesin në mënyrë që të sigurojë fitoren e Ligës së Kampioneve.

Për “BT Sport”, tekniku gjerman u shpreh se duhet të përmirësojë shumë gjëra te kampionët e Francës, ndërsa beson se Mesi do ta mbyllë karrierën te Barcelona, por nuk e fshehu admirimin maksimal për yllin argjentinas, i cili po kalon një periudhë të vështirë te katalanasit.

“Kush është ai trajner që do t’i thoshte ‘jo’ Mesit?! Vendosëm të mos flasim për transferime lojtarësh, e për më tepër në këtë periudhë të vështirë. Do të ulemi në bisedime në ditët e ardhshme. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar në skuadër. Mendoj se Mesi e mbyll karrierën te Barcelona. Është i Barcelonës”, deklaroi tekniku i PSG-së Tomas Tuhel.