Latest
“Të q*v* rracën, të marr në shpulla”, policia procedim p*nal për “pronarin” e Golemit, kër*ënoi pushuesin (Video)
Një 30 vjeçar nga Kavaja është proceduar pen*lisht nga Policia e Tiranës dhe materialet për të ja referuar në Prokuroi, pas ditën e djeshme kër*ënuar dhe ofenduar një pushues që kishte vendosur një karrige gjysmë shezlong buzë detit.
“Çohu ik nga këtu se të q* rracën, të marr me shpulla”, i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin. Lidhur me pamjet e mëposhtme, ka reaguar sot Policia dhe bën me dije se personi në fjalë është proceduar p*nalisht.
“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të sjelljes së papërshtatshme nga një qytetar, në plazhin e Golemit, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin F. Sh., 30 vjeç, banues në Kavajë. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi p*nal për shtetasin F. Sh.
Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, ky shtetas i ka në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Video e marrë nga JOQ:
