Lajmi Fundit
“Duhet të largohemi, shpejt”/ VIDEO, gazetarëve u rrezikohet jeta nga zjarret, momenti kur largohen në transmetim live
Situata në Agios Charalambos në Korinthia është jashtëzakonisht e rrezikshme, për shkak të zjarrit që vijon të përhapet duke djegur gjithçka.
Në këtë kuadër, aventura e përjetuar nga gazetarja e OREN-it, Eleftheria Spyraki ka qenë e frikshme, pasi teksa transmetonte drejtpërdrejt, flakët i kanë rënë në krah, duke vënë në rrezik atë dhe ekipin e televizionit.
Siç shihet tek pamjet, flakët janë përhapur vetëm pak metra më tutje. Pemët janë përfshirë nga flakët dhe shpërthime ndodhin në pjesë të ndryshme të zonës së djegur, ndërsa atmosfera për shkak të tymit të dendur është mbytëse.
Ekipi televiziv ndodhej në vendngjarje, ndërsa flakët kishin dalë jashtë kontrollit. Mirëpo, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, flakët iu afruan gazetares dhe operatorit të OREN-it, ndërkohë që pati shpërthime që ndoshta kanë ardhur nga objekte të gazit natyror.
Gazetarja e OREN, Eleftheria Spyrakis, nuk e fshehu tmerrin dhe panikun e saj në transmetimin e drejtpërdrejtë, duke i kërkuar kameramanit, Panagiotis Lianos, të largohej menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Duhet të largohemi! Eja pak më shpejt, Pano! Ka flakë kudo. Shkoni, shkoni, shkoni!”, dëgjohet duke thënë gazetarja teksa vrapon për të shpëtuar nga zjarri.
