Lajmi Fundit
“Hetimi duhet të shtrihet edhe tek persona të tjerë të partisë në pushtet”/ Avokati zbulon çfarë pritet të ndodhë me Arben Ahmetajn: Kur gjykata të vendosë, ish-ministri do të…
Avokati Redi Ramaj është shprehur se kur gjykata të aprovojë kërkesën e SPAK për masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, atëherë ai do të shpallet në kërkim kombëtar e më pas në kërkim ndërkombëtar.
Komentet Ramaj i bëri përmes një interviste televizive, ku tha se hetimi për aferën e inceneratorëve duhet të shtrihet edhe tek persona të tjerë të partisë në pushtet.
Ai shtoi gjithashtu se SPAK duhet të vendosë që të ndalë pagesat për inceneratorët, të cilat pronarët e shpallur në kërkim po vijojnë t’i marrin.
“Kur Gjykata të vendosë masën “arrest me burg” Ahmetaj fillimisht shpallet në kërkim kombëtar e më pas në kërkim ndërkombëtar. Në çdo rast ai do të ndalohet nga autoritetet atje. Nëse nis procedurat për azil, do të shqyrtohet kërkesa e tij për azil dhe më pas do të vendoset nëse do të arrestohet apo jo.
Ahmetaj nuk mund të mohojë paratë e transferuara nga llogaritë e Klodian Zotos për të prenotuar dhoma hoteli, transfera, bileta, në emër të tij dhe bashkëjetueses së tij. Gati në një vit hetim, SPAK ka kryer një hetim të thelluar, nuk është marrë vetëm me disa prova sipërfaqësore. Ahmetaj dhe çdo individ tjetër me pozitë të lartë, duhet të kenë parasysh se mund të hetohen në çdo kohë për mënyrën si kanë operuar gjatë kësaj kohe. Pra ata kanë zbuluar lidhjet e Ahmetajt me Zoton dhe Mërtirin. Faktet flasim për korrupsion që ka të bëjë me shumë individë.
Unë mendosj se duhet të shtrihet hetimi edhe te persona të tjerë të partisë në pushtet. Unë e kam thënë edhe herë tjetër që në momentin që i janë dhënë para për të kryer një aferë korruptive siç po provohet nga dosja e SPAK, mendoj që kur jepet para korruptive për të favorizuar dikë, i gjithë projekti është i paligjshëm. Sot këta inceneratorë nuk punojnë. Sa gazetarë duhet të kërcënohen, sepse u kërcënua një gazetar para disa ditësh. Këto veprime duhet të ndërpriten dhe SPAK të ndërhyjë”, është shprehur Ramaj.
