Connect with us

Stresi ‘harron’ Keisin, nis njohje të re

Lajmi Fundit

Stresi ‘harron’ Keisin, nis njohje të re

Stresi lë pas krahëve historinë me Keisin, nis një njohje të re.

Reperi nga Shqipëria, Stresi muaj më parë u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe doli fitues.

Gjatë rruëgtimi të tij ai shpesh herë foli edhe për ish-gruan e tij, Keisin, duke mos e mohuar një mundësi ribashkimi me të.

Por, kjo histori duket se tashmë i takon të kaluarës, pasi reperi ka konfirmuar se është në një njohje të re.

Rap-artisti u pyet nga fansat se cila është arsyeja që kohëve të fundit ka qenë më serioz dhe nuk është parë në prani të femrave.

Stresi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ka nisur një njohje të re që ja ka marrë fokusin.

“Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i fokusuar diku tjetër”, ka pranuar reperi.

Ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore, ai së fundmi ka publikuar këngën e re me titullin “Cocaina”.

Shiko foton:

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top