Connect with us

Plane për të zgjeruar familjen? Rrëfehet Armina Mevlani: Unë po shijoj marrëdhënien, kur të vijë fëmija do të jetë…

Lajmi Fundit

Plane për të zgjeruar familjen? Rrëfehet Armina Mevlani: Unë po shijoj marrëdhënien, kur të vijë fëmija do të jetë…

Rreth një vit më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë.

E teksa ajo u cilësua si dasma e vitit, së fundmi Armina ka folur për planet e zgjerimit të familjes së tyre. E pyetur nëse ka ardhur momenti që ajo të bëhet nënë, moderatorja la të kuptohej se ajo tashmë ndihet gati dhe është në pritje të saj.

“Po dhe fëmija sigurisht që do të vijë. Kur të jetë, kur të ndodhi, thjesht presim. Ma bëjnë shumë këtë pyetje, unë po punoj, po shijoj marrëdhënien, kur të vijë fëmija do të jetë një lumturi ekstra.”- tha ajo për “Pushime On Top”.

Kujtojmë se Shkëlzeni nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit. Blogerja ka rrëfyer dhe më parë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me dy fëmijët e Shkëlzenit, të cilët ishin të pranishëm dhe në dasmë. Sakaq ajo është shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne Unë i kam njohur që 9-vjeç. Nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- është shprehur asokohe Armina.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top